E pranon Çoçaj: PDK-ja punësoi pa konkurs kuvendarin e VV-së Arbër Rexhajn

Kosova

E pranon Çoçaj: PDK-ja punësoi pa konkurs kuvendarin e VV-së Arbër Rexhajn

Më: 4 mars 2015 Në ora: 09:40

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, për herë të parë ka pranuar se institucioni që drejton ka punësuar mësimdhënës me direktiva të PDK-së. Ai tha se PDK-ja punësoi pa konkurs kuvendarin e Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj.

“Nëse dikush është punësuar në mënyrë të parregullt pa konkurs,atëherë është pikërisht Arbër Rexhaj”, ka thënë Çoçaj për TV Besën. Sipas tij, punësimi i Rexhajt pa konkurs është bërë gjatë vitit 2009.

“Ai është punësuar me direktivë të kryetarit të atëhershëm të PDK-së në Prizren Zafir Berisha”, ka treguar Çoçaj.
Kuvendari i VV-së Arbër Rexhaj,ndërkaq pretendimeve të Çoçajt ju është përgjigjur shumë shkurt.

“Përgjigjja ime për Nexhat Çoçajn në lidhje me ato që tha për mua: Shihemi në seancë këtë muaj”, ka shkruar Rexhaj në Faebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat