Pacolli: Me Robellin do të merren avokatë e mi

Kosova

Pacolli: Me Robellin do të merren avokatë e mi

Më: 4 mars 2015 Në ora: 07:54

(E plotësuar) - Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka polemizuar sërish me Enver Robellin për të cilin ka thënë se është e fundit që polemizon me të dhe tash e tutje më të merren avokatë e tij.

Pacolli në një shkrim në Facebook thotë se Robelli donte të shitej, por nuk desha ta blija.

Shkrimi i tij i plotë:

Unë dua ta rrespektoj kërkesën e miqve të mi që mos të zhytem në polemika me qënje si Robelli.Unë për herë të fundit shkruaj për këtë qënje e nga sot merrën me te avokatët e mi.

Kërkoj ndjesë nga lexuesit që i rëndoj më këtë qeshtje

Ka dallim midis realitetit dhe shpifjeve të Enver Robelli dhe ndaj po shkruaj dhe njëherë tjetër.. Unë dje vetëm i kam treguar opinionit dhe miqve të mi arsyjet pse që sa kohë Enver Robelli më fyen, më shan, shpif e gënjen publikun duke përdorur mundësinë e tij që ka si gazetar, apo rrugë të gjarprueme si frëngjia e facebookut ku kujton jotrimërisht se nuk e kap ligji apo kodi etik i medias zvicerane. A thua çka do të bënte ai po të kishte mundësi tjera? Thashë se ai ka ndryshuar qëndrim pasi më kërkoi e unë rrefuzova ti ja jep,60 mijë euro. Unë ju them se kjo është arsyeja themelore. A donte të shitej, por unë nuk doja ta blija, kjo është çështja.

Unë i them Robellit se nuk e njof as dhunën, e as shpifjet e as fjalorin e rrugaqëve. Unë nuk kërcënoj e shantazhoj njerëz se nuk kam nevojë. Kur duhet, atëherë unë veproj me rrugë të ligjshme. Sot Robelli shpifi e kërcënoi më shpifje të tjera dhe ma dha mundësinë që unë ta përndjek atë juridikisht këtu tani, në Zvicër (mu duk se përmendte policinë e Zvicrës) ku askujt nuk i falet asgjë. Për fat të mirë qytetarët e Kosovës kanë kuptuar (edhe nga realiteti mardhenjeve të Robellit me mua )po edhe nga gjuha që përdor ai arsyen e vërtetë pse ai më sulmon mua. Gjuha e tij nuk lidhet me kërkimin profesional e të vërtetës, me standartet etike të gazetarisë zvicerane apo ato të të ndërmarrjës Koha. Forma shprehjje të tilla lidhën vetëm më frustrimet personale ( kjo shprehët të shumë njerëz të pa realizuar në jetën e tyre) që më vonë marin formën e urrejtjës që në shumë raste shëndrrohët bile edhe në dhunë.

Nga sot, si e thash më lartë me Robellin meren avokatët e mi edhe në Zagreb, Zuerich e gjetiu.

Behgjet Pacolli: Enver Robeli më kërkoi 60 mijë euro

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka akuzuar Enver Robellin që ia ka kërkuar 60 mijë euro për shkak të shkrimeve që ky i fundit i pati bërë në gazetën Koha Ditore, pak para se Pacolli të hynte në politikë.
Pacolli e ka quajtur Robellin shpifës, njeri me disa fytyra e denigrues, ndërsa ka potencuar se i ka humbur durimi dhe se do ta përndjekë gjyqësisht në të :gjitha nivelet e drejtësisë.

Ky është teksti i plotë që Pacolli e ka postuar në Facebook:

Vjen një moment, momenti i së vërtetës, kur të mbaron durimi. Tani kjo ka ndodhur me gazetarin, Enver Robelli.

Ky njeri tash 7 vjet është duke më sulmuar pamoralshëm, me të gjitha mjetet në dispozicion, kryesisht mediat në gjuhën shqipe, por duke u munduar të ndikojë dhe në mediat në gjuhë të tjera.

Ka një arsye themelore. Ky njeri, pas intervistave pozitive që më ka bërë në Kohën Ditore më ka kërkuar 60 mijë euro, për të shkruar librin e jetës sime. Ka dhe dëshmitarë për këtë kërkesë e kjo daton nga atëherë kur unë hyja në politikë. Ja kam refuzuar kërkesën e tij, dhe prej atëherë ai vazhdimisht ka shpifur pa u lodhur duke denigruar figurën time, emrin tim, biznesin tim, partinë time.

Kam heshtur shumë gjat e tani nuk do ta duroj më. Intervistat dhe profilet që ky njeri më ka botuar në gazetën Koha Ditore pak kohë para se unë të hyja në politikë janë plot me vlerësime pozitive në adresën time.

Unë e mbaj mend si sot ardhjen e tij në Lugano, në pallatin e ndërmarrjes time ku ku më intervistoj, qëndronte në hotelin tim, me shpenzimet e mia, si musafir i imi. Dy ditë me radhë shkruante Koha Ditore në mënyrë korrekte për figurën time e për punën time.

Problemet e mia në marrëdhënien me këtë njeri të ulët, me këtë shpifës, me disa fytyra, me disa standarte, një për Facebookun, një për shtypin në shqip, kanë nisur kur ai më kërkoi paratë. Insistoi, insistoi, dhe pas njëfarë kohe kur unë refuzova, ai nisi fushatën e sulmeve që s’është ndalur kurrë.

Urrejtja patologjike e këtij njeriu për mua nuk njohu kufi. Edhe ditët e fundit kur mua Shqipëria zyrtare, Shqipëria politike, Shqipëria akademike, e institucioneve më nderoi me Urdhërin më të Lartë “Nderi i Kombit”. Në fillim shpifi duke e paraqitur dekoratën si të ndarë për mua nga vetëm njeri taborr i politikës. Kur pa se në ceremoninë dinjitoze ishin të pranishëm të gjithë taborrët, të majtët dhe të djathtët, në nivelin më të lartë, atëherë i shau të gjithë ata, përfaqësues të Shqipërisë, njerëz të votuar, drejtues të shtetit, të institucioneve qendrore dhe komunale. Ky obsesion i këtij njeriu shpërtheu publikisht kur ju duk se më kapi në gabim me një postim të bërë në Facebookun tim prej administratorit tim. Atëherë bëri një artikull në Koha Ditore ku gjysmën e shkrimit merret me këtë postim që të paktën e pranon si të bërë prej një profili të rrejshëm. A thua se një njeri si unë që punon 16 orë në ditë mund të fajësohet pse dikush bën një postim të caktuar nga një profil i caktuar, në një ditë kur për mua bëhen mijëra postime në gjithë botën? Dhe pastaj vijon me shpifjet e bëra tash 7 vjet.

Vërtet më u shterr durimi. Unë këtë njeri nuk e duroj dot më. Prita se mos një ditë do të bënte shqyrtimin e ndërgjegjes së vet dhe do të ndalej, por nuk e bëri. Do ta përndjek gjyqësisht në të gjitha nivelet e drejtësisë, posa të këthehëm në Kosovë nga kjo rrugë. Le të provojë shpifjet e veta para drejtësisë se unë paskam thënë se “Serbia është nëna e Kosovës”, ose "une nuk isha Konzull nderi i Liberisë" e shumë denigrime e ofendime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat