Komuna e Kaçanikut shet një veturë për vetëm 207 euro

Kosova

Komuna e Kaçanikut shet një veturë për vetëm 207 euro

Më: 3 mars 2015 Në ora: 21:20

Komuna e Kaçanikut e cila udhëhiqet nga Besim Ilazi, nuk është treguar edhe aq e mirë në ‘pazarin’ e shitjes së automjeteve.
Kjo komunë ka shitur katër automjeteve përmes ankandit publik, ku vlera e shitur e disa prej tyre, është më e ulët se sa ato të shiteshin në tregun e hekurishteve.

Falë kësaj, M.A. e ka blerë një automjet të tipit Toyota Hiace të vitit të prodhimit-2000, për vetëm 207.80 euro, përderisa çmimin fillestar kjo veturë në ankandin publik e kishte vetëm 100 euro.

Sipas njoftimit të KRPP-së të njëjtin fat e ka pasur edhe Rexhep Sadikaj, i cili është bërë me veturë të Lada Njiva të vitit të prodhimit-2000 për vetëm 450 euro, përderisa çmimin fillestar vetura e kishte 300 euro.

Ndërkaq, vetura më e shtrenjtë në ankand nga komuna e Kaçanikut është shitur për 866 euro e tipit Renault Master e vitit të prodhimit 2001. /Gazeta Tribuna/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat