Muhaxheri: Nuk jam polic me i largu billbordat e 'Devollit'

Kosova

Muhaxheri: Nuk jam polic me i largu billbordat e 'Devollit'

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:19

N'emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, kryetari i qytetit të Pejës Gazmend Muhaxheri, tha se nuk asht polic me i largue billbordat e vendosun nga ana e Korporatës “Devolli”, ku e denigron gazetarin e portalit "Express".


Kryetari i Pejës Muhaxheri po ashtu tha se edhe vetë ka qenë disa herë i linçuem publikisht dhe nuk ka mujt me marrë vendim për me i largue ato dhe si pasojë e kesaj ai ka kërkue nga gazetari Buzhala me ju drejtue institucioneve të drejtësisë.


Po ashtu Muhaxheri ka theksue se ka shqetësime për vijën e re kufitare me shtetin e Malit të Zi, por tha se kompetente asht Qeveria e Kosovës.


RROKUM ROLL - Gazmend Muhaxheri, kryetar i... von RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat