Veseli priti në takim ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster

Kosova

Veseli priti në takim ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:22

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Belgjikës në Bullgari, jorezidente për Kosovë, Anick Van Calster, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive, si dhe për mundësitë e avancimit të tij.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi ambasadoren Van Calster për përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika ka dhënë dhe po jep për Kosovën dhe, njëkohësisht, shfaqi nevojën për vazhdimin e mbështetjes së shtetit belg për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Z. Veseli e njoftoi diplomaten belge për zhvillimet aktuale në vendin tonë, si dhe për angazhimet institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Duke e falënderuar kryetarin Veseli për pritjen, ambasadorja Van Calster theksoi nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe shfaqi gatishmërinë që ta shtyjë përpara këtë proces.

Ajo vlerësoi të arriturat e deritashme të Kosovës në shumë fusha dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy parlamenteve dhe konkretizimit të tij në segmente të veçanta./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat