Hyseni: Vendet Shengen nuk do të refuzojnë të gjitha kërkesat për azil

Kosova

Hyseni: Vendet Shengen nuk do të refuzojnë të gjitha kërkesat për azil

Nga: Diana Bunjaku Më: 2 mars 2015 Në ora: 13:54

(E plotësuar) Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane ka shpalosur objektivat prioritare të ministrisë që ai drejton, ka folur për çështjen e migrimit ilegal dhe liberalizimin e vizave.

Ai tha se migrimi ilegal është bërë përmes kufirit Kosovë –Serbi-Hungari e kjo ka ndodhur për shkak të marrëveshjes me Serbinë në Bruksel. Ministri Hyseni tha po ashtu se rrugën me Serbinë e kanë shfrytëzuar edhe qytetarët përmes trafikantëve.

“Arsyet e migrimit janë gjendja ekomomike dhe sociale. Por kjo gjendje nuk përmirësohet brenda natës, por përmirësimi i kësaj gjendjeje ofrohet me zhvillim ekonomik, që gjeneron vende të lira të punës dhe paga të dinjitetshme”, tha ministri Hyseni.

Ai tha po ashtu se shtetet e vendeve shengen kanë deklaruar se nuk do të refuzohen të gjitha kërkesat për azil.

Ministri Hyseni bëri të ditur edhe takimet e tij me homologët nga vendet e shengenit, ndërsa tha se do të vizitoj Gjermaninë dhe Francën ku do të takohet me homologët e tij për të biseduar për migrimin, liberalizimin e vizave dhe për bashkëpunimin policor.

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni nuk ka dhënë shifra të sakta rreth personave që kanë lëshuar Kosovën. Ai para Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se për bërë çështje duhet kohë, dhe se nuk mund të japë statistika të tjera përveç atyre që janë publikuar nga EUROSTAT.

Ministri Hyseni ka theksuar se vizita e parë të cilin e ka bërë ai ka qenë Hungaria me ç’ rast ka biseduar rreth problemeve të migrimit. Ai po ashtu ka treguar se rreth kësaj çështje ka pasur takime e kontakte edhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Italisë, dhe shumë përfaqësues tjerë të Ministrisë nga SHBA-ja.

Po ashtu para Komisionit për Integrime Evropiane, ministri Hyseni ka thënë se do të kërkojë rishikimin e buxhetit në mënyrë që të ketë fond për të kthyerit, pasi ligji aktual parasheh për të kthyerit vetëm deri në vitin 2010. Kurse, sa i përket migrimit ilegal, Hyseni ka thënë se në vitin e kaluar janë riatdhesuar mbi 4 mijë persona.

Ai ka deklaruar se ministria që ai drejton do t’i plotësojë kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave më së largu deri në muajin maj. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një raportimi në Komisionin për Integrime evropiane në të cilën theksoi se çështja e liberalizimit të vizave më nuk është çështje vetëm teknike por ka kaluar në rrafshin politik.

Hyseni ka thënë se pjesa madhe e qytetarëve që po migrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, po marrin këtë rrugë për shkaqe ekonomike dhe se duhet të rriten të ardhurat e atyre që punojnë.

“Një nga pengesat kryesore të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e BE. Vet fajësimi dhe kritikat që institucionet nuk I kanë kryer punët ai i quan si të pabaza, pasi sipas tij problem është si rezultat i mosnjohjes nga pesë vendet e tjera. Pra është më tepër një vendimarrje politike”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë sa më shpejt dhe unë nuk e pranojë që Kosova nuk i ka plotësuar kriteret derisa ato vetëm sa janë duke u zgjeruar.

“Pjesa dërmuese e kritereve që i përkasin MPB do të plotësohen në maj. Kjo është e pakuptimtë pasi i vetmi korridor i hapur i lëvizjes së lirë pa vizë vetëm me pasaportë për kosovarët është lindja.

Kjo është për keqardhje që populli dhe rinia më pro evropianë siç është ajo e Kosovës ka mbetur jashtë Evropës perëndimore. Puna e liberalizimit nuk ka mbetur vetëm në kornizë të kritereve teknike, po ka kaluar në një stad tjetër në një kornizë që është politike”, tha Hyseni.

Ai tha se nesër do të ketë takim midis drejtorëve të Policisë së Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë, Kosovës dhe Serbisë për migrimin për kthimin e tyre përmes transportit rrugor, meqë 80 % e qytetarëve kanë migruar nga Serbia për shkak të mundësisë së kalimit të kufirit me letërnjoftim.
Megjithatë ai konsideron se duhet të vazhdojë së implementuari të marrëveshjes me gjithë kostin e përkohshme. Si arsye kryesore të migrimit ai përmendi kushtet socio ekonomike të cilët në gjykimin e tij , nuk do të zhbëhen brenda nate , jave apo muaji.

Ai paralajmëroi se javët dhe muajt e ardhshëm do të ketë intensifikim të kthimit të emigrantëve ilegal. Ndërsa javën e ardhshme ai tha se do të takohet me homologet e tij të Francës dhe Gjermanisë ku do të diskutojë për çështjen e emigrimit ilegal, liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Sipas tij, do të duhej kohë e gjatë, për ti vlerësuar shkaqet rrënjësore rreth migrimit, dhe se trafikantët kanë përfituar shumë nga ky migrim.

Ai ka thënë se ajo çfarë ka dal më brengosëse nga ky migrim, është sepse disa nga qytetarët të cilët kanë pasur pagë minimale e kanë lëshuar Kosovën, me një qëllim për një pagë më të madhe.

“ Kjo rrugë pa krye ka dal edhe më brengosëse, sepse dihet që disa prej tyre kanë shitur edhe pasurinë e tyre, dhe se tani nuk kanë as ku të kthehen.

Duke folur rreth migrimit të qytetarëve nga Kosova, ai ka thënë se lindja është korridori i vetëm për ata të cilët mund të kalojnë pa viza.

Sipas tij, është për keqardhje që populli më pro evropian, rinia më pro evropianë është totalisht i izoluar nga Evropa Perëndimore dhe e ka veç një korridor, Turqinë dhe tutje në lindje.

“ Turqia është vend mik dhe partner strategjik i Kosovës, por kjo nuk do të duhej që të na pëlqejë neve, nëse të rinjtë tanë veç ëndërrojnë të shkojnë përtej Turqisë si rezultat i izolimit nga Evropa të cilën Kosova e synon”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se pjesa madhe e qytetarëve që po migrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, po marrin këtë rrugë për shkaqe ekonomike prandaj mendojë se duhet të ngritën të ardhurat edhe të atyre që punojnë.

Ai ka thënë se MPB-ja do t’i plotësojë kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave më së largu deri në muajin maj, pasi dihet se në vitin e kaluar janë riatdhesuar mbi 4 mijë persona.

“Puna e liberalizimit nuk ka mbetur vetëm në korniza të thjeshta teknike, por ka kaluar edhe në një stad tjetër, dhe në një kornizë që është skajshmërisht politike dhe kërkon një vendim të guximshëm politik edhe nga ana e KE-së”, ka thënë Hyseni.

Megjithatë ministri Hyseni është kritikuar nga Ilir Deda, deputeti opozitar në këtë komision, për përdorim të shifrave të EUROSTAT-it si shifra të sakta të migrimit, kur dihet se këta të fundit fusin në numër vetëm azilkërkuesit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda po ashtu i ka thënë ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hysenit, se ai nuk e ka të qartë fare pozitën të cilën ai aktualisht ka.

Ministri Hyseni bëri të ditur se ai nesër do të ketë takim midis drejtorëve të Policisë së Kosovës dhe Serbisë rreth migrimit, pasi sipas tij rreth 80 % të qytetarëve kanë migruar nga Serbia, për shkak të kalimit me letërnjoftim.

Deda po ashtu i është drejtuar ministrit Hysenit me disa pyetje, gjatë raportimit të këtij të fundit para komisionit për integrim, madje edhe duke e kritikuar ministrin Hyseni për raportin që kishte pritur se do të dilte me shifra të sakta.

Sipas tij, të dhënat e EUROSTAT-it përfshijnë vetëm numri e atyre që kanë kërkuar azil, e jo numrin e qytetarëve të cilët e kanë lënë Kosovën 4 muajt e fundit, prandaj edhe për këtë mos raportim të shifrave deputeti Deda iu ka kundërvihej disa herë z. Hyseni.

“ Raportit që ju e keni dorëzuar para Komisinit z. Hyseni shuihet qartë se nuk janë plotësuar kushtet për integrim, pasi çështja e hetimeve të larta, për krim e korrupsion, nuk janë përmbushur. Një ndër kriteret kryesore të cilin ju thoni se do ta plotësoni deri në fund të muajit është hetimi i nivelit të lartë, për korrupsion, krim të organizuar edhe të tjera. Atëherë cili është numri i hetimeve të nivelit të lartë, dhe a e shihni ju të udhës që këto informata të shqyrtohen me EULX-in, i cili është vet nën hetime” iu është drejtuar Deda, ministrit Hyseni.

Ndërsa ministri Hyseni ka thënë se hetimet rreth korrupsionit nuk janë veprim që mund të bëhen publikisht e as para kamerave, pasi sipas tij, këto rezultatet do të shihen, në vijim.

“ Tani nuk mundem të jap llogari dhe agatë strikte pasi para 6 muajve unë as që e kam imagjinuar se do të merrem me këtë punë të migrimit” iu është kundërpërgjigjur, Hyseni , deputetit Deda.

Akterët e vrasjeve të pas luftës në Kosovë, do të dalin me emër e mbiemër

Në këtë takim po ashtu pati edhe një debat rreth çështjes së zbardhjeve të vrasjes në Kosovën e pas luftës, nga nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ministri Hyseni,i cili kërkoi nga ministri Hyseni që të bëhet më shumë rreth luftimit të kësaj dukurie dhe rreth akterëve të vrasjes së pas luftës në Kosovë.

Ministri Hyseni garantoi se të gjithë fajtorët të cilët kanë bërë akte të tilla, do të dalin shumë shpejt me emër dhe mbiemër, para drejtësisë dhe do të ndëshkohen për veprat e bëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat