Haradinaj ka disa pyetje për “dy kryeministrat”

Kosova

Haradinaj ka disa pyetje për “dy kryeministrat”

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë kur janë bërë gati 100 ditë të qeverisjes së tyre, ende nuk kemi ndonjë njohje të re për shtetin e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Kryeministrat Mustafa e Thaçi - gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re!

Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa - Thaçi.

A do ta sjellni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve?

Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës?

Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës”. (sic), ka shkruar Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat