Deputetët i druhen “kontrabandimit” të Gjykatës Speciale

Kosova

Deputetët i druhen “kontrabandimit” të Gjykatës Speciale

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:56

Ndonëse krijimi i Gjykatës Speciale konsiderohet si një çështje urgjente me të cilën duhet të merren institucionet e Kosovës, një çështje e tillë nuk dihet se kur do të jetë temë e diskutimit në Kuvendin e Kosovës. Derisa ishte paralajmëruar se për shkak të presioneve ndërkombëtare Ligji për Gjykatën Speciale do të kalojë në Kuvend gjatë muajit shkurt, një gjë e tillë nuk ka ngjarë e madje ligjvënësit nuk kanë ide nëse mund të kalojë edhe në mars. Ajo që dihet, është fakti se ky ligj duhet të kalojë nëpërmjet Komisionit për Legjislacion, ndërsa deri më tani ky ligj nuk ka arritur në Kuvend.

Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili njëherazi është anëtar i këtij Komisioni, ka thënë për “Zërin” se një ligj i tillë nuk dihet se në cilën fazë është, porse në Komision i njëjti nuk ka arritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat