Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna?

Kosova

Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna?

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 10:58

Katapultimi‬ i shpejtë mediatik i monstrumit Dobruna në këtë kohë, në prag të themelimit të Gjykatës Speciale kundër pretendimeve të krimeve të luftës dhe përfolja e qëllimshme e z. Haradinaj, është shumë e rrezikshme, që në çdo variant apo një tjetër ta bëjnë dosje të kësaj Gjykate, thotë Bahri Gashi, ekspert për Politikat e Sigurisë dhe zv. Kryesuesi i Departamentit për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë AAK –së.

“Kjo është edhe një tjetër planifikim nga SHIK-u për ti tjetërsuar përgjegjësitë e tyre kriminale. Infiltrimi i ShIK -ut sikurse në periudhën e luftës po ndodhë edhe tani pēr ti sajuar gjurmët e krimeve të tyre në barrë të burrave më meritorë të kësaj lirie”, thotë Gashi.

“Ne ju themi atyre dhe të gjithëve që thurin të tilla truke, nuk dot mund ta penalizojnë pastërtinë e luftës sa z. Haradinaj dhe as të z. Kuqi dhe të gjithë atyre që luftën e bënë të pastër, paguan më së shumti çmimin e lirisë, legjitimuan pastërtinë në Tribunal, dhe akoma të tentohet të privohen nga e drejta të realizojnë dhe ndërtojnë lirinë e Kosovës nga të njëjtit njerëz, struktura dhe subjektet e tyre parapolitike. Kjo situatë intriguese është e papranueshme”, pohon ai.

Gashi në fund thekson se, populli‬ duhet ti kuptoj njerëzit e devotshëm të këtij vendi dhe ti mbështes ata që së bashku ta qojmë amanetin e dëshmorëve për ta ndërtuar sa më mirë lirinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat