Gjykata Kushtetuese kërkon prova shtesë për zgjedhjen e kryeprokurorit

Kosova

Gjykata Kushtetuese kërkon prova shtesë për zgjedhjen e kryeprokurorit

Nga: Diana Bunjaku Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:24

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga Idain Smailji, zëvendësi i Kryetarit të Këshillit Prokurorial, Sylë Hoxha. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, vendosi që ta informoi edhe Presidenten e Republikës së Kosovës lidhur me informatat shtesë të dërguara në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, morën vendim që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, t’i dorëzohen informatat me dëshmitë dhe provat relevante, të cilat konsiderohen si të rëndësishme për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Pika e vetme e rendit të ditës ishte kërkesa e adresuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, e pranuar me datën 25 shkurt 2015, për informatat shtesë lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Avokati Teki Bokshi njëherësh edhe anëtar i Këshillit ka thënë se Gjykata Kushtetuese është kulmi i Institucioneve prandaj sipas tij, si Gjykatë Kushtetuese ata duhet ti përmbushin të gjitha kërkesat dhe detyrat rreth këtij procesi.

“ Për të qenë sa ma efikas dhe për të mos e zgjatur procesin kisha propozuar që dikush nga ne, ti dërgoj këto propozime, të cilat mendoni se janë të drejta, tek Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga” ka thënë Bokshi.

Bajram Uka, anëtar i Këshillit Prokurorial tha se kjo çështje nominimi është në duart e presidentes. Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyruara , pasi sipas tij, si Këshill Prokurorial në bazë të parimeve e kanë për obligim, që ti dërgojnë ato propozime në formë shtesë plotësuese.

” Edhe përkundër faktit që na mungojnë dy anëtar , e kemi obligim ligjor pasi edhe për këtë takim jemi thirrur”, ka thënë Uka.

Florent Muqaj anëtar në Këshillin Prokurorial ka thënë se këshilli Prokurorial ka zbatuar të gjitha rregullat dhe në këtë kontekst ka qenë në përputhje.” Ne kemi informuar njëherë Gjykatën por ata kanë kërkuar që Këshilli Prokurorial të dërgojë edhe më shumë dokumente relevante, për të cilët do ti përmbahemi në afat prej 7 ditësh”, ka thënë Muqaj.
Takimi i radhës do të mbahet me 5 mars në ditën e enjte./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat