Haradinaj: Agim Çeku është i vonshëm në luftë, Gjykata Speciale dhuratë nga Thaçi (Video)

Kosova

Haradinaj: Agim Çeku është i vonshëm në luftë, Gjykata Speciale dhuratë nga Thaçi (Video)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:48

Listat e veteranëve dhe kategorive tjera të luftës janë të manipuluara veç për vota, ndërsa aty ka edhe mangësi ligjore.​E, Agim Çeku ka ardhur vonë në luftë, një vjet e tre muaj pasi ajo filloi, ka thënë deputeti i AAK-së, ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Daut Haradinaj.
Në emisionin “FORUM" në Rrokum TV, ai tha se Kosova i ka 12 invalidë, 100 për qind te luftës, për të cilët nuk kujdeset askush. Ndërsa, duke e vlerësuar si të dëmshme themelimin e Gjykatës Speciale, ka thanë se kjo erdhi dhuratë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Haradinaj ka drejtuar kritika edhe ndaj udhëheqësve aktualë. Sipas tij, kryeministri Isa Mustafa e ministri i mbrendshëm Skender Hyseni, nuk janë të zotët të udhëheqin me pozitat që kanë.


HARADINAJ: ÇEKU I VONSHËM N’LUFTË by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat