Kosova ku lulëzon krimi e korrupsioni, hajnia e nepotizmi

Kosova

Kosova ku lulëzon krimi e korrupsioni, hajnia e nepotizmi

Nga: N.Sh. Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 13:24

Sot ç'do shqiptarë nuk ka çka të krenohet me ndonjë të arritur për këto shtatë vite.

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, thotë për gazetën “Bota sot” se, fatkeqësisht ka vetëm zhgënjim, sepse në këto shtatë vite të shtetëndërtimit pati vetëm shtetëshkatrrim.

“Kosova ishte arenë ku lulëzuan elementet më negative të shtetëshkatrrimit si kriminalitet, hajnia, nepotizmi, pasurimi marramendës i klasës më të ndyrë politik në pushtet, korrupsioni etj. Të gjitha këto elemente negative dhe shumë të tjera shkatërruan ç'do vlerë mbi të cilën do ndërtoheshin dhe punonin institucionet vitale të shtetit. Ato sot ma veç janë jofunksionale dhe punojnë vetëm në diktatin e kriminelëve pushtetarë që kanë uzurpuar ç'do pjesë të tyre”, thekson Tahiraj.

Ai më tej thotë se, vetëm po ta shikojmë drejtësinë në Kosovë është treguesi më i saktë këtij shtetshkatërrimi. Sipas tij, sot e gjashtëmbëdhjetë vite të pasluftës nga të gjitha ato vrasje me motive politike, as edhe një nuk u zbulua nga policia dhe prokurori e shtetit e le më të dënohen nga gjyqësia. Në të njëjtën situatë janë edhe Arsimi dhe Shëndetësia dhe shumë institucione tjera të shtetit.

“Kjo ndodhë për vetmen arsye se kjo klasë e ndyrë politike ka uzurpuar ç'do institucion dhe ka politizuar tej mase duke diktuar ç'do punë dhe veprim të tyre, sikur në shtetet me pushtet totalitarë. Pra Kosovën e kanë shndërruar në një shtet me një pushtet totalitarë, ku vetëm klasa e lartë politike në pushtet pasurohet marramendësisht duke e vjedhur pasurin e shtetit sikur të jetë pasuri e babës e trashëguar, ndërsa në anën tjetër kemi një varfërim të skajshëm të popullit dhe humbje totale të shpresës së tij për një të ardhme më të mirë në shtetin e tyre që aq shumë dhanë për të”, pohon ai.

Saim Tahiraj shton se, si rezultatet i gjithë këtij veprimi kriminalë i kësaj klase politike kriminale kemi edhe eksodin e popullatës Shqiptare drejtë shteteve perëndimore duke kërkuar shpresën për një jetë më të mirë, sepse shpresën për një jetë më të mirë në shtetin e tyre ja vranë pikërisht kjo klasë e ndyrë politike e sidomos kjo ndodhi pasë koalicionit fatkeq PDK-LDK. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat