Më 9 shkurt në Bruksel flitet për sistemin gjyqësor në veri dhe kodin telefonik

Kosova

Më 9 shkurt në Bruksel flitet për sistemin gjyqësor në veri dhe kodin telefonik

Më: 31 janar 2015 Në ora: 20:35

Më 9 shkurt në Bruksel do të takohen Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Në takimin e parë ndërmjet Kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vucic do të flitet për sistemin gjyqësor në veri të Kosovës dhe kodin telefonik. Temë tjetër pritet të jetë edhe distributori i energjisë elektrike në veri të Kosovës, shuarja e të ashtuquajturës mbrojtja civile dhe hapja e urës mbi lumin Ibër.
Këtë për transmetuesin publik e ka konfirmuar Kryeministri Isa Mustafa.

"Sa i përket gjyqësisë është punuar mjaft shumë, kanë qenë me sa kam informata diku 16 takime në periudhën e kaluar kohore të të gjitha grupeve të specialistëve në fushën e gjyqësisë si dhe të njerëzve përgjegjës që janë në Kosovë për këtë fushë. Janë përafruar gati tërësisht", tha Mustafa.

Quke folur për marrëveshjen për energji në veri Mustafa tha se nuk do të lejojnë asnjë distributor tjetër përveç KEDS'it.

Kryeministri Mustafa tha se tani është e rëndësishme edhe shuarja e Mbrojtjes Civile në veri dhe hapja e urës së Ibrit. Ai tha se këto tema i kanë hapur para ndërkombëtarëve dhe se për to do të diskutohet në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat