Hoxhaj: Protestat dëmtojnë imazhin e Kosovës

Kosova

Hoxhaj: Protestat dëmtojnë imazhin e Kosovës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:37

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se protestat nuk mund të kenë ndikim në atë që një vend ta njohë apo jo Kosovën, por mund të kenë ndikim të madh dëmtimin e imazhit të shtetit të Kosovës.

Ai tha se skenat e tilla të përdorimit të dhunës në rrugë të Kosovës kundër institucioneve të vendit e dëmtojnë imazhin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës.

“Kështu që, çdo forcë politike duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo që ndodh brenda Kosovës ka ndikim negativ edhe jashtë saj”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka folur edhe për raportet me shtetin grek. Ai tha se subjekti politik që tani udhëheq Greqinë, SYRIZIA, ka qëndrim pozitiv për Kosovën.

Megjithatë, sipas tij, mbetet shumë për t’u bërë deri në njohjen e Kosovës nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat