Arifi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Ramushi është fitimtari luftës

Kosova

Arifi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Ramushi është fitimtari luftës

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:54

Këshilltari i parë i Ramush Haradinajt, Avni Arifi ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Bujqësisë dhe nënkryetarit të PDK'së Memli Krasniqi. Ky i fundit e quajti liderin e AAK'së humbës.
Avni Arifi thotë se Ramush Haradinaj tha se fituesit e zgjedhjeve në Kosovë e kanë traditë tradhtinë.

Shkrimi i plotë i Avni Arifit në Facebook:

Ramushi është fitues

1) Ramush Haradinaj në çdo vlerësim ushtarak të NATO-sê apo të çdo eksperti ushtarak të perëndimit apo lindjes konsiderohet fitimtar i luftës.

2) Ramush Haradinaj nga çdo ekspert ndërkombëtar i të drejtës ndërkombëtare konsiderohet FITIMTARË absolut i dy proceseve të vështira ndërkombëtare. Këto dy procese Ramushi i ka fituar i VETMUAR përballë Serbisë, Rusisë dhe shqiptarëve të ndytë - '' hartues dosjesh ilegale''.

3) E vërtetë se RH ende nuk e ka fituar luftën politike në Kosovë. Sa të fitojnë ata që tradhtinë e kanë virtyt dhe traditë nuk po humb veç Ramushi por po humbë edhe Kosova.

- Autobusët plot me shqiptarë nuk po ikin nga Serbia por po ikin nga ata "fitimtarët" e zgjedhjeve të pasluftës.

- Gjykatën Speciale nuk na e solli Serbia por na e sollën fitimtarët e zgjedhjeve... Eh sa të këqija të tjera i sollën fitimtarët e "zgjedhjeve" këtij vendi....

- Në një vend ku fiton dhe qeverisë '' i ligu dhe i keqi'' nuk i shkruhet mirë atij vendi. Jeta është e gjatë . Ramushi do ta fitoj edhe këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat