Kurti: Dhuna e djeshme më e vogël se Jabllanoviqi

Kosova

Kurti: Dhuna e djeshme më e vogël se Jabllanoviqi

Më: 28 janar 2015 Në ora: 15:15

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se e gjithë dhuna e ndodhur dje në protest është më e vogël se sa vet Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Në një intervistë dhënë mediave ai nuk deshi asessi të krahasojë dhunën ndaj civilëve me atë ndaj policisë.

Kreu i Vetëvendosjes tha se “nuk e kishte paramenduar një trazirë të tillë të martën, por policia” sipas tij “ishte ajo qe e kishte planifikuar të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve”.

Ai paralajmëroi se “shumë shpejt do të organizohet edhe një protestë e radhës me qëllim të njëjtë, siç është shkarkimi i Jabllanoviqit dhe futja në fuqi e Ligjit për Trepçën, që do ta bënte atë ndërmarrje publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat