Ushtria, garanci e ekzistimit të shtetit të Kosovës

Kosova

Ushtria, garanci e ekzistimit të shtetit të Kosovës

Nga: M.Lakna Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:01

Formimi i Ushtrisë së Kosovës është garanci e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës. Kështu vlerëson për gazetën “Bota sot”, eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se një shtet i porsaformuar si në këtë rast Kosova gjithsesi duhet ta ketë ushtrinë e saj ( Forcat e Armatosura ), që është një ndër kushtet e të ekzistuarit si shtet është edhe ushtria e saj.

“Në rastin e FSK-së ajo ka bërë rrugëtimin e duhur të përgatitjes së saj dhe është në rrugë të mirë që të shndërrohet në Force të Armatosur. Ushtria e Kosovës duhet patjetër që të formohet dhe ti shërbej shtetit të saj Kosovës”, thekson ai.

Tërnava mendon se për popullin e Kosovës është me rëndësi që Ushtria e saj të krijohet dhe a do të thirret FAK apo FARK është çështje se cili në formulimin e saj do ti bind deputetët e Parlamentit të Kosovës.
“Por ajo më e rëndësishmja është që gjithsesi të gjithë deputetët e Parlamentit të pajtohen që ta kemi ushtrinë tonë, ushtria jonë është garanci e ekzistimit të shtetit të Kosovës dhe kjo është ajo mbi të gjitha që e done populli i saj”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat