Kurti: Policia me arsenal si në gjendje lufte! Protestat vazhdojnë (Foto/ Video)

Kosova

Kurti: Policia me arsenal si në gjendje lufte! Protestat vazhdojnë (Foto/ Video)

Nga: Diana Bunjaku Më: 27 janar 2015 Në ora: 20:38

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se edhe përkundër faktit që Policia e Kosovës, kishte përdorur dhunë mbi protestuesit dhe qytetareve në përgjithësi, megjithatë ai nuk di ti ndalojë protestat. Ai bëri të ditur para mediave se është vetëm çështje ditësh për protestën e radhës. Kurti tha mes tjerash, se derisa nuk shkarkohet Jabllanoviqi dhe derisa ligji për Trepçën nuk do të rikthehet në Kuvend, ne nuk do ti ndalim protestat. Sipas tij për këto protesta do të bëhet e ditur ditëve në vijim.

Kurti ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën e jashtëzakonshme që ndodhi sot gjatë protestës e cila eskaloi në dhunë, pasi sipas tij ata po kërkojnë zgjidhje politike, kurse Qeveria po ju ofron zgjidhje policore.

Sipas tij, Lëvizja të cilën udhëheq ai, nuk është për shkarkimin e Jabllanovicit vetëm pse është serb, por për shkak të qëndrimeve të tija, që janë të njëjta me Serbinë.

“ Të gjithë e dimë që Jabllanobvici ka mohuar masakrat e Serbisë në Kosovë, nënat gjakovare, dhe aktivistët protestues i ka quajtur egërsira , kurse Qeverinë e Kosovës, e ka falënderuar për mirëkuptim, pasi kjo e dyta e toleroi se çfarë bërë ai”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, është e vërtetë se Jabllanovici është mbiemri i një ministri, por në të njëjtën kohë, është edhe emri i një koncepti, atij të përgjithshëm të qëllimeve të Serbisë në Kosovë, që janë sulm mbi ekonominë dhe mohim i historisë së Kosovës.

“ Deklaratat e tij, dhe tolerimi që iu bë nga Qeveria e shndërruan Jabllanovicin nga një mbiemër i një personi të veçantë në një koncept të përgjithshëm të qëllimeve të Serbisë në Kosovë” tha Kurti.

Ai ka potencuar se sikur të ishte shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq me kohë, dhe sikur të ishte kthyer ligji për “Trepçën” natyrisht që sot nuk do të kishte protesta e as dhunë nga policia.

“ Me të drejtë e them këtë sepse gjithë përgjegjësia i takon Qeverisë e cila është duke punuar me konceptin e modelit të Sheshelit dhe Millosheviqit”, tha Kurti.

Kurti ka thënë, se Lëvizja që ai udhëheq, vazhdon edhe më tej, ti ketë po ato dy kërkesa: e para shkarkimi i Jabllanovicit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe kërkesa e dytë që Kuvendi i Republikës, ta sjell versionin e parë të Ligjit për plotësimin e ndryshimit për Ndërmarrje Publikë që do ta shndërronte “ Trepçën në Ndërmarrje Publike.

“ Kemi dëgjuar se kreu i PDK-së dhe kreu i LDK-së, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Dhe kjo nuk ka assesi logjikë, që të dal Ministri i Punëve të Jashtme në një konferencë për shtyp, me qëndrimet e tij partiake, duke thënë “ se protestuesit deshën ta marrin pushtetin me dhunë”. Por me këtë rast ata treguan dy gjëra, e para se mendjen e kanë vetëm te pushteti dhe e dyta, treguan se pikërisht ata po e mbajnë pushtetin me dhunë”, tha Kurti, duke shtuar se Thaqi e Mustafa po ndjekin linjën poltike të Vucicit.

Sipas Kurtit, fajtori kryesor është kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thacin.

“ Të gjithë e dimë që policët e Kosovës, e kishin urdhrin nga lartë, nga Qeveria e Kosovës, që të ushtronin dhunë, sepse ata kishin qenë të përgatitur me një arsenal armësh si në gjendje lufte. Policët madje nuk përdorën vetëm gazin lotsjellës, por edhe ushtruan dhunë ndaj protestuesve me shufra gome, dhe me plumba gome, duke i lënduar rëndë, dy qytetar, njërin në sy dhe tjetrin në kokë.

Kurti tha se Lëvizja VV, as me 24 janar nuk ka kërkuar leje për protestë por nuk u ngrit kjo çështje fare atëkohë, kurse tani po ngritët çështja e lejes për protestë.

“ Qëndrimi jonë është ai i kamotshëm, e kjo është se ne nuk kërkojmë kurrë leje për protestë. Vetëm në shtet policor kërkohet leje nga protestues që të kërkojnë leje. Deklarata universale e të drejtave të njeriut në neni 13, pika 1, thotë se secili ka të drejtë për lirinë dhe lëvizjes dhe qëndrimit brenda kufijve të secilit shtet. Kurse neni 20, thotë që secili e ka të drejtën për grumbullimin paqësor dhe shoqërimin paqësor”, ritheksoi Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat