Përgjimi, internimi, izolimi, burgosja dhe sakatosja e nacionalistëve

Kosova

Përgjimi, internimi, izolimi, burgosja dhe sakatosja e nacionalistëve

Nga: Nga Idriz Zeqiraj Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:48

Letërkëmbimi i Jusuf Gërvallës me Enver Hoxhën, përgjigja e tij se "çështja e Kosovës do të zgjidhet në kuadrin e revolucionit dhe me fitoren e komunizmit në shkallë botërore" dhe kundërpërgjigja e Jusufit, me pyetjen skeptike, dyshuese e shokuese, se "nëse ky revolucion nuk do të bëhet kurrë, edhe sa duhet të presë Kosova e pushtuar", ishte sa e papritshme, aq edhe mosduruese për filosllavin Enver Hoxha.

Politika hipokrite

Politika hipokrite, dyfytyrëshe e PPSH-së; ruajtja me çdo kusht e status-quos, të gjendjes ekzistuese në Kosovë; denoncimi i të gjitha grupeve dhe organizatave ilegale në Kosovë dhe gjetkë; përgjimi, internimi, izolimi, burgosja dhe sakatosja e nacionalistëve, të cilët kërkuan shpëtim e strehim në Shqipërinë - Nënë; bashkëpunimi i dy Sigurimeve Informative: jugosllav dhe shqiptar, i nisur në vitet `40-a, për të mos u ndërprerë kurrë, pavarësisht lojërave e zënkave politike - ideologjike, e bëjnë fort të besueshme përzierjen në krimin e Untergruppenbah-ut të Shtetit Shqiptar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat