Vllahiu: Lajmi se presidentja do të udhëheq AKI-në është rrenë!

Kosova

Vllahiu: Lajmi se presidentja do të udhëheq AKI-në është rrenë!

Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:47

Raportimin që Atifete Jahjaga mund të japë dorëheqje nga posti i presidentes dhe të marrë nën drejtim Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e ka mohuar zyra e saj.

Arbër Vllahiu, këshilltari i lartë i presidentes Jahjaga ka thënë për "Bota sot", se ky është spekulim media.

"Zyra e Presidentes nuk i komenton informacionet hipotetike të mediave dhe spekulimet e tyre. Presidentja Jahjaga ka mandat kushtetues 5 vjeçar, deri në prill të vitit 2016. Dhe ajo është e përqendruar në kryerjen e detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore", ka thënë Vllahiu për "Bota sot"./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat