Shala: Shpend hiqe gurin nga dora

Kosova

Shala: Shpend hiqe gurin nga dora

Më: 25 janar 2015 Në ora: 09:56

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës Flamur Shala e vlerëson si të papranueshme pjesëmarrjen e kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti në protestat e djeshme.

Për Shalën është e papranueshme që një kryetar shkon krah për krah me militantë të VV, të cilët e dëmtuan pronën e kryeqytetit që e udhëheq vetë.

“Si mund të marrë pjesë në protesta të dhunshme një kryetar kryeqyteti që i shkatërrohet prona e ai del të jetë në një mënyrë pjesë e këtij shkatërrimi?! Si mund të dalë ndryshe kur një kryetar kryeqyteti shkon krah për krah me militantë të VV, të cilët e dëmtuan pronën e kryeqytetit që e udhëheq vetë. Ata sikur e patën lejen e tij. Të njëjtit kanë filluar të kërcënohen ndaj oponentëve politikë. Këto kërcënime po dalin në rrjetet sociale! Kujdes Shpend! Edhe njëherë të them, hiqe gurin nga dora!”, shkruan Shala në rrjetin social facebok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat