Enver Hasani bën punë vullnetare, pa pagesë

Kosova

Enver Hasani bën punë vullnetare, pa pagesë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:10

Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një komunikatë dërguar mediave, dëshiron të sqaroj se kryetari i Gjykatës Kushtetuese po bën punë vullnetare pa pagesë në këtë akademi.

"Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se, Prof. dr. Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, punon si mësimdhënës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dëshirojmë t’ju informojmë se: “AKSP ka qenë e nderuar kur më 7 shkurt të vitit 2014, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka nënshkruar kontratën për punë vullnetare të ofruar nga AKSP, për mësimdhënie të lëndës: E Drejta Kushtetuese’’.

Neni 6, pika 2 e kontratës, thotë se mësimdhënësi, Prof. dr. Enver Hasani, “angazhohet në mënyrë vullnetare, andaj punëdhënësi nuk ka obligim financiar ndaj mësimdhënësit sipas kushteve të kësaj kontrate”.
AKSP në vazhdimësi kultivon ndjenjën e falënderimit të thellë për kontributin e çmueshëm që kryetari Hasani po e jep në këtë institucion të arsimit të lartë në Kosovë, marrë parasysh faktin se ky është viti i parë i funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.

Dëshira e profesorit Hasani, që të mbajë ligjërata në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë për studentët e Akademisë, të cilët vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit, është inkurajim për Akademinë, studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike", thuhet në këtë komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat