Rasti "Drenica", a u ble drejtësia me para?

Kosova

Rasti "Drenica", a u ble drejtësia me para?

Nga: H.Orana Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 07:19

Pak ditë më parë u lirua nga burgu Grupi Drenica, për të vazhduar paraburgimin në shtëpi. Vendimi është marrë duke zëvendësuar masën e paraburgimit me dorëzani dhe shqiptimin e masës ndaluese.

Grupi i Drenicës ka afërsisht dy vjet që mbahet në paraburgim, pas dyshimeve për krime lufte kundër popullatës civile, të supozuara se kanë ndodhur në burgun e Likovcit gjatë vitit 1998.

Derisa ata akuzohen për një vepër kaq të rëndë, a do të thotë kjo se kemi ngecje të gjyqësorit në Kosovë. Këtë e pohon edhe profesori i qështjeve kushtetuese, Riza Smaka. Ai thotë se në shumë raste ndodhë që lëndët vjetrësohen qëllimisht e shumë të tjera edhe zhduken. Por sipas tij, nuk mungojnë as rastet kur drejtësia ‘shitblehet’.

“Përderisa Gjyqësori sistematikisht dështon, me bazë mund të dyshohet se pikërisht, drejtësia abuzohet e korruptohet edhe me para. Në jo rast të rralla, rastet gjyqësore qëllimisht vjetërsohen e poashtu lëndë të krimit të profilit të lartë zhduken fare( sic- alas). Kur raste e tilla janë frekuente, nuk mund të mos dyshohet se, mjerisht në vendin tonë e ashtu quajtura "drejtësia" shitblehet me para dhe me mjete ekuivalente tjera për aq korruptive dhe të inkriminuara”, thotë professor Smaka për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat