Mustafa: LDK do ta votojë Thaçin për president në 2016-tën

Kosova

Mustafa: LDK do ta votojë Thaçin për president në 2016-tën

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:25

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se LDK do ta respektojë marrëveshjen dhe do ta votojë për president të vendit në vitin 2016, liderin e PDK-së Hashim Thaçi.

“Çdo gjë që kemi nënshkruar shumë qartë, do ta respektojmë. Ne do ta votojmë për president kandidatin e PDK-së, zotin Thaçi. Është detyrim që e kemi marrë si parti e koalicionit. Duhet të mësohemi që të respektojmë marrëveshjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat