Drejt mbledhjes tjetër, pa rezultate

Kosova

Drejt mbledhjes tjetër, pa rezultate

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:00

Mbledhja e ashtuquajtur historike në mes qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, e mbajtur në janar të këtij viti nuk solli asnjë rezultat në terren.

Ndonëse u nënshkruan disa marrëveshje të cilësuara si ‘fort të rëndësishme’ mes dy qeverive, rezultati në praktikë ka mbetur zero.

Kësisoj paralajmërimi për një mbledhje të re, po vlerësohet jo i logjikshëm, pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme, shkruan ‘Tribuna’. Madje, as premtimi ‘simbolik’ i dy qeverive për ndërtimin e një spitali në Luginë të Preshevës nuk është realizuar.

Kryeministri, Isa Mustafa në takimin me ambasadorin shqiptarë, Qemal Minxhozi, ka thënë se po punon që në tremujorin e parë të vitit 2015 Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët, praktikë kjo që ka nisur nga qeveria e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat