Pacolli: Serbia bllokoi marrëveshjen për kartonin e gjelbër

Kosova

Pacolli: Serbia bllokoi marrëveshjen për kartonin e gjelbër

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:56

Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi, në fushën e sigurimeve thotë se as në takimin e fundit të të dyja vendeve nuk është arritur marrëveshja për kartonin e gjelbër.
Pacolli i ka thënë RTK-së se pala serbe nuk është e shprehur e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen, duke thëne nuk kanë rënë dakord në disa pika. Ndërkaq ai ka kërkuar nga pala kosovare të ndryshojnë disa pika, por se sipas tij nuk është pranuar kërkesa e tij.
Pacolli ka paraljmëruar se marrëveshja për kartonin e gjelbër pritet të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm për polisat e sigurimit të veturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat