Isa Mustafën e uron kryeministri i Kuvajtit

Kosova

Isa Mustafën e uron kryeministri i Kuvajtit

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 18:49

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Kuvajtit, Jaber Al-Mubarek Al-Hamad Al-Sabah, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Me kënaqësi të veçantë i përcjellim shkëlqesisë suaj urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Kryeministrit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, duke ju uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive nën dritën e aspiratave të popullit tuaj”, thuhet në urimin e kryeministrit të Kuvajtit.

Aty më tej thuhet se duke përfituar nga rasti, vlerësojmë marrëdhëniet miqësore që lidhin Shtetin e Kuvajtit dhe Republikën e Kosovës, si dhe ritheksojmë angazhimin tonë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me aspiratën në çuarjen përpara dhe përmbushjen e interesave të dy popujve tanë miq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat