Gjukanoviq përgëzon Mustafën

Kosova

Gjukanoviq përgëzon Mustafën

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:01

Kryeministri Isa Mustafa, ka pranuar sot një telegram urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kryeministri Isa Mustafa, ka pranuar sot një telegram urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili e porosit se “Mali i Zi mbetet i përkushtuar në fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale me Kosovën”.

Në telegramin e urimit të kryeministrit Gjukanoviq thuhet:

“Më lejoni që në emër të Qeverisë së Malit të Z dhe në emrin tim personal të ju shprehi përgëzimet e mia më të sinqerta me rastin e marrjes së detyrës me përgjegjësi të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mali i Zi mbetet i përkushtuar në fuqizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, e në bazë të miqësisë tradicionale, respektimit dhe besimit të ndërsjellë, duke ndjekur qëllimet evropiane dhe euroatlantike të të dyja shteteve.

Zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës është një hap i rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të mëtejmë të shoqërisë moderne dhe të zhvilluar evropiane. Jam i bindur që Qeveria, në krye të së cilës jeni ju, do të vazhdoj të fuqizoj pozitën e Kosovës si një partner konstruktiv dhe i besueshëm në dialogun regjional, duke kontribuar me përgjegjësi në stabilitetin dhe prosperitetin e hapësirës së Ballkanit Perëndimor.

Shkëlqesia e Juaj, me shpresë që së shpejti do të kemi mundësi që të takohemi dhe të shkëmbejmë mendimet për të gjitha temat e interesit të përbashkët, shfrytëzoj rastin që të ju shprehi respektin tim më të thellë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat