PDK e LDK takohen edhe në vikend për ndarjen e posteve

Kosova

PDK e LDK takohen edhe në vikend për ndarjen e posteve

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 10:09

Grupet Punuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen gjatë dy ditëve të vikendit për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e posteve, apo përgjegjësive siç po i quajnë ato.
Këto do të jenë takimet e fundit të këtyre grupeve, pasi që liderët e koalicionit kanë paralajmëruar se në fillim të javës që vjen do të nënshkruhet marrëveshja me të cilën do të bëhet ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes.

Kurse, pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat