Demaçi: Nuk jam me ata që thonë se na çliroi Amerika (Video)

Kosova

Demaçi: Nuk jam me ata që thonë se na çliroi Amerika (Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 22:52

Veprimtari Adem Demaçi thotë se vendi është çliruar nga vetë shqiptarët të cilët sipas tij pa reshtur luftuan dhe ngritën zërin për lirinë e trojeve të veta.

Tha se Amerika ka merita por se ishim ne ata që njoftuam atë dhe vendet tjera europiane se në Kosovë po shkeleshin të drejtat e njeriut.

"Nuk jam me ata që thonë se na çliroi Amerika. Unë Amerikën e dua fort se Amerika ka luajt rol në historinë e njerëzimit, edhe luan rol të madh në historinë e njerëzimit. Edhe këtë shtetet e tjera europiane mirëpo pa luftën tonë, pa përpjekjet tona, pa ato burgjet e shumta tonat ku u kalitën atdhetarët, pa gjakun tonë të derdhur nuk do të interesohej askush për ne dhe vetëm kur u bind bota u bind Amerika mike sepse ne prej këtuhi prej Prishtinës i qonim informata të përditshme Amerikës, e furnizonim me informata se çfarë të padrejte dhe si shkeleshin të drejtat e njeriut dhe të drejtat kombëtare tonat", tha Demaci në emisionin 'Argument Plus' në RTV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat