​OVL e UÇK’së thërret demonstrata kundër Rektorit Zejnullahu

Kosova

​OVL e UÇK’së thërret demonstrata kundër Rektorit Zejnullahu

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:06

Ditëve në vazhdim, u vendos që të mbahen takime mobilizuese me struktura drejtuese dhe anëtarësinë e gjerë, ku do të përcaktohen detajet e Demonstratës, që pritet të mbahet të enjten me 4 dhjetor 2014.
Strukturat drejtuese të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Shoqatës së Invalidëve të Luftës dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Xhavit Jashari, Fadil Shurdhaj dhe Smajl Elezaj kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, me rastin e Festave të Nëntorit.

Pas homazheve, është mbajtur një mbledhje konsultative e strukturave, ku u diskutua për Demonstratën që do të mbahet javën e ardhshme, kundër vendimit të njëanshëm të Rektorit të UP-së për moszbatimin e Memorandumit të Bashkpunimit dhe Vendimit të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të luftës në UP.

Ditëve në vazhdim, u vendos që të mbahen takime mobilizuese me struktura drejtuese dhe anëtarësinë e gjerë, ku do të përcaktohen detajet e Demonstratës, që pritet të mbahet të enjten me 4 dhjetor 2014.

Për të gjitha detajet, opinioni do të informohet me kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat