Ja transkripti i intervistimit të Kryeministrit Thaçi nga EULEX (Dokument)

Kosova

Ja transkripti i intervistimit të Kryeministrit Thaçi nga EULEX (Dokument)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:04

Misteri i prejardhjes të SMS’ve që EULEX’i po i përdor si provë inkriminuese kundër drejtuesit të ”Nisma për Kosovën” (ish-Ministrit të Transportit dhe nënkryetarit të PDK’së) Fatmir Limaj, e kish quar Prokurorin Johannes Pickert në zyrën e Kryeministrit Hashim Thaçi.

Fatmir Limaj tha në Prokurori se ata SMS ia kishte dhënë në dorë shefi i tij i atëhershëm, dhe këtë e pranoi Thaçi. Por, ky i fundit nuk iu përgjigj pyetjes së kush ia dha këta SMS.

Për më shumë, Hashim Thaçi nuk ishte intervistuar nga Prokurori drejtpërsëdrejti, por atij iu dërguan pyetjet me shkrim, dhe ai u përgjigj jo siç iu kërkua, por siç deshi.

Prokurori vendosi që në fund Thaçin ta tërhiqte edhe nga lista e dëshmitarëve në rastin “Limaj për korrupsion”, derisa SMS’të që Thaçi i dha Limajt dhe me bastisje përfunduan në Prokurori, Pickert vendosi ti mbajë si provën kryesore inkriminuese për grupin e Limajt.

Prokurori ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim se përse e tërhoqi Thaçin nga lista e dëshmitarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat