Besim Beqaj demanton Shpend Ahmetin për ngrohje

Kosova

Besim Beqaj demanton Shpend Ahmetin për ngrohje

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 22:49

Ministri i Financave, Besim Beqaj e ka demantuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se sonte do të fillojë ngrohja e prishtinasve me sistemin e ri te kogjenerimit.
Ja çfarë shkruan Besim Beqaj në Facebook:
Sot janë duke u bërë testimet finale të sistemit të Kogjenerimit i cili është bërë i mundshëm pas një investimi mbi 30 milionë euro. Me këtë rast, nesër do të filloj ngrohja për qytetarët e Prishtinës të cilët janë konsumatorë të Termokosit, ndërsa nga e Hëna pritet të funksionalizohet në tërësi projekti i marrjes së avullit nga TC Kosova B.
Falënderojmë Komisionin Evropian, Qeverinë Gjermane, Suedeze dhe Luksemburgut. Qeveria bashkë me Komunën e Prishtinës në ditët fundit kanë zotuar mjete financiare shtesë për të mundësuar intervenimi e fundit në turbinën e Termocentralit Kosova B, që ka bërë të mundshëm fillimin e ngrohjes me avull për këtë sezonë.
Ja çfarë shkroi Shpend Ahmeti më herët në Facebook:
Sot përfundojnë testimet për kogjenerim, ngrohja e qytetit me avull. Pas viteve të tëra planifikim dhe shumë problemeve të cilat gati se e shtyen projektin edhe për një vit, sot në mbrëmje në orët e vona tek qytetarët do të shkojë ngrohja me avull nga termocentralet e KEK-ut.
Testimi deri në qëndrën e Termokosit ka përfunduar. Tash ka mbetur edhe testimi deri tek konsumatorët. Në qoftë se ka sukses do ti japim fund ngrohjes me mazut e cila edhe ishte ndotje, edhe shumë e shtrenjtë edhe jo cilësore.
Lajm i mirë për Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat