Zbulohet busti i Richard Holbrookut në Viti

Kosova

Zbulohet busti i Richard Holbrookut në Viti

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:32

Nën organizimin e Institucioneve komunale të Vitisë, është zbuluar sot busti i ish-diplomatit amerikan Richard Holbrook në qendër të qytetit, ku morën pjesë përfaqësues nga jeta publike, të misionit diplomatik e udhëheqës komunash jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria, Maqedonia e Presheva dhe mysafirë të shumtë. Nga folësit e këtij solemniteti, diplomati Holbrook, u cilësua si ikonë e paqes që do të mbetet përgjithmonë i respektuar jo vetëm për popullin e Kosovës, por për të gjithë popujt paqedashës të botës.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga jeta publike, të misionit diplomatik e udhëheqës komunash jo nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Presheva.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se për diplomacinë e tij të palodhur, dashurinë dhe kontributin për paqen, diplomati Holbrook do të konsiderohet si ikonë e paqes në të gjithë botën, e veçanërisht për popullin e Kosovës. “Jemi bashkë për te nderuar dhe kujtuar figurën emblematike, e cila do te mbahet mend për diplomacinë e tij të palodhur, dashurinë dhe kontributin për paqen - ish Ambasadorin Amerikan Richard Holbooke. Duke vlerësuar lartë këtë kontribut, duke qene koshient për veprimet e tija ndaj popullit tonë, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për mikun e ditëve më të vështira. Institucionet Komunale të Vitisë, në mbështetje të qytetarëve të saj, vlerësuan se duke bërë diçka konkrete për diplomatin më të efektshëm të kohës tonë, forcën e së mirës siç e kujtojmë ne, ta nderojnë me një vepër e cila në krahasim me kontributin e tij, le të konsiderohet një vepër modeste por me një mesazhi të madh”, tha kryetari Haliti.

Ndërsa duke marrë fjalën në këtë solemnitet, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, theksoi se kjo vepër e madhe e qytetarëve të Vitisë dhe të kryetarit të saj Sokol Haliti, në nderim dhe respekt të figurës emblematike, të njeriut që i ka shtyrë proceset e mëdha të paqes në Ballkan, ka bërë që emri i tij të lidhët me Kosovën dhe lirinë e saj.

“Sot e tutje Vitia do të njihet si Vitia e Holbrukut falë këtij gjesti dhe ne ju admirojmë dhe jemi bashkë me ju në këtë vepër të madhe dhe ai përgjithmonë do të jeton dhe frymon me popullin e Vitisë dhe gjithë atyre që do vizitojnë Vitinë”tha Haziri.

Kujtime nga takimet me diplomatin Holbrook, evokuan edhe Don Lush Gjergji e Gazmend Pula ish ambasador i Kosovës. Kurse në pamundësi për të qenë prezent në solemnitet, u lexua letra përshëndetëse e vajzës së diplomatit Holbrook, Elizabeta e cila ndër të tjerash ka falënderuar popullin e Kosovës për këtë vepër. “Jam e mahnitur me këtë ngjarje dhe për respektin që komuna e Vitisë dhe qytetarët e saj po i bëjnë babait tim të ndjerë dhe familjes sonë. Më vjen shumë keq që nuk mund të marrë pjesë në këtë ngjarje as unë dhe as vëlla im sepse gjendemi shumë larg. Por, shpresoj se së paku të mund të shikoj disa fotografi të kësaj ngjarje e një ditë të vizitojmë bustin e babait në Viti”.

Një letër përshëndetëse u dërgua edhe nga krye bashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ndërsa presidenti për Paqe dhe prosperitet Shefki Hysaj e ka quajtur diplomatin Hobrook si supermen të Ballkanit, që kontribuoi shumë për popullin e Kosovës dhe për çështjen shqiptare. “Populli i Vitisë, di të kthej këtë mirënjohje si popull falënderues. Ju keni përfaqësues që janë djem të shkëlqyer si Sokol Haliti kryetar i Komunës i cili meriton gjithashtu mirënjohje për këtë vepër që ka bërë në bashkëpunim me komunitetet e Vitisë.

Zbulimin e bustit të diplomatit amerikan Richar Holbrrok në qendër të Vitisë e bënë kryetari i komunës Sokol Haliti, Lutfi Haziri e Kaltrina Sylejmani./rajonipress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat