Dita mitike dhe heroike e shqiptarëve! Festa e Flamurit Kombëtar

Kosova

Dita mitike dhe heroike e shqiptarëve! Festa e Flamurit Kombëtar

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:25

28 Nëntori është një datë me një kuptim dhe simbolikë të thellë historike dhe shpirtërore për shqiptarët.

Shqiptarët po rizgjohen. Dikur kombi që pushtonte botën, Mesdheun, krijues i dhjetëra mbretërive të fuqishme, ilire, dardane, maqedone, trojane, e deri tek ato moderne, si ajo e Egjiptit, që rezistoi për një shekull e gjysmë, vetëm në vitin 1912, realizoi pjesërisht krijimin e shtetit.

Ky shtet u krijua fal ideologjisë së Rilindjes Kombëtare, e cila rizgjoi ndjenjat e identitetit dhe krenarisë kombëtare, duke kujtuar Motin e Madh, mbretërimin madhështor të Skënderbeut!
Në fakt që nga 28 nëntori 1443, kur Skënderbeu hyri në Krujë, kujtohet Dita e Flamurit, festa gjashtëshekullore. Ndërsa, një nga ngjarjet moderne, më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptarë, është 102 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pas rreth pesë shekujsh robërie.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat