PDK-ja rikthen shantazhet ndaj LDK-së për postin e kryeministrit!

Kosova

PDK-ja rikthen shantazhet ndaj LDK-së për postin e kryeministrit!

Nga: Valbona Mazreku Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:21

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë duke punuar, që krahas harmonizimit të programit qeverisës me PDK-në, të gjejnë edhe emrat më të përshtatshëm për ministra.

PDK-ja i është rikthyer politikës së saj origjinale. Ajo tashmë jo nëpërmjet mediave, por figurave të larta zyrtare e ka vënë në dyshim sërish postin e kryeministrit, të cilin LDK-ja, disa herë e ka theksuar se sipas marrëveshjes, ai post i takon asaj.

Presion
Deklarata e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, se posti i kryeministrit do të duhej t’i takonte kësaj partie dhe jo partnerit të koalicionit Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë vetëm presion i PDK-së për të ulur pazarin politik të LDK-së. Kështu mendojnë njohës të politikës, në vend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat