Ministrat e komprometuar të PDK-së, Jo! në qeveri

Kosova

Ministrat e komprometuar të PDK-së, Jo! në qeveri

Nga: Albulenë Muji Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 17:43

Personat të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë së kaluar, konkretisht ministrat, të cilët kanë udhëhequr ministritë e qeverisë së kaluar, e cila është drejtuar nga kryeministri në largim Hashim Thaçi mund të jenë pjesë e qeverisë së re. Mirëpo, këta persona të cilët do të udhëheqin ministritë duhet të jenë persona me prapavijë të pastër politike, si dhe të jenë profesionist të fushës së caktuar, vlerësojnë analistët.

Nga Klubi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica mendon se personat të cilët do të jenë ministra të qeverisë së ardhshme të Kosovës, se duhet ti plotësojnë dy kritere për të qenë në atë pozitë.

“Mendojë që ministrat në qeverinë e re duhet të përzgjidhen në bazë të dy kritereve. E para duhet që të kenë një prapavijë të pastër, që i takon punës së tyre të mëparshme dhe e dyta të jenë profesionist të fushës, të cilët kanë aftësinë për të ushtruar detyrën e tyre në mënyrë profesionale”, thotë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat