Naser Rugova: Koalicioni PDK-LDK ishte dizajnim i SHBA'së dhe Gjermanisë

Kosova

Naser Rugova: Koalicioni PDK-LDK ishte dizajnim i SHBA'së dhe Gjermanisë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:04

Koalicioni SHBA dhe Gjermania kanë bërë ndikim të caktuar që vendi të mos shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Naser Rugova thotë se koalicioni mes PDK'së dhe LDK'së është një dizajnim i miqve ndërkombëtar, përkatësisht Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

"Duhet të theksojmë dhe ta pranojmë që koalicioni PDK dhe LDK, ishte edhe një dizajnim i miqve ndërkombëtar, përkatësisht i SHBA'së dhe Gjermanisë", ka thënë Rugova në emisionin "Interaktiv".

Naser Rugova thotë se tani është shansi i LDK'së që ta tregojë veten.

Naser Rugova thotë se LDK do të qeverisë në atë mënyrë që do të ndërtojë një frymë të re, me njerëz të ri.

Ai ka thënë se është koha që LDK'së t'i jepet mundësia e ndaljes së keqqeverisjes në vend.

"Është shansi i madh i LDK'së ta tregojë veten si parti serioze, të jetë e kujdesshme që ta respektojë elektoratin. Ta ndërtojë një qeveri me fyrmë të tjerë, me njerëz të ri. Pra thjesht, a ka mundësi që LDK ta ndalë këtë trend të keqqeverisjes që po ndodhë edhe në këtë moment që ne po flasim", ka thënë Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat