Haziri: Për momentin, s’kam asnjë plan për përfshirje në qeveri

Kosova

Haziri: Për momentin, s’kam asnjë plan për përfshirje në qeveri

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 20:12

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili me muaj të tërë ka thënë partia e tij nuk do të bëjë kurrë marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës, tash është deklaruar se “për momentin”, nuk e ka asnjë plan që të përfshihet në qeverinë e re, ku postet do të ndahen në mes të LDK-së dhe PDK-së.
Gjatë një interviste të transmetuar në RTV 21, Haziri ka thënë se PDK nuk ka insistuar dhe as tash nuk po insiston për postin e kryeministrit.
“PDK nuk po insiston që ta marrë postin e kryeministrit…. LDK natyrisht e ka vetëm një emër për këtë pozitë e ky është Isa Mustafa”, ka thënë Haziri i cili është edhe kryetar i Gjilanit.
SIpas tij, të dy liderët, Musta dhe Thaçi kanë emëruar grupe punuese të cilat tashmë po punojnë për definimin e marrëveshjes së nënshkruar në zyrën e Presidentes Atifete Jahjaga, më 19 nëntor.
Lutfi Haziri thotë se është e qartë që PDK-së i takon posti i kryeparlamentarit ndërsa LDK-së ai i kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat