Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Kosovë vendoset në Holandë! (Video)

Kosova

Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Kosovë vendoset në Holandë! (Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 22:08

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të vendoset në Holandë.

Kjo është konfirmuar nga ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch.
Në një intervistë për RTV 21 ai bëri të ditur se kjo ishte kërkesë drejtuar Holandës dhe kjo e fundit dha përgjigje pozitive.

Bosch parashikon se Gjykata Speciale nuk do të mund të bëhet para verës së vitit të ardhshëm.

"Gjykata Speciale mund të formohet vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese në vend sepse për të pasur një Gjykatë dhe për ta mbajtur atë në një vend tjetër përkatësisht në Gjykatën Ndërkombëtare Holandeze, duhet ndryshime në Kushtetutë, pasi në këtë moment ju nuk mund të bëni një Gjykatë në një shtet tjetër", tha ai.

"Unë nuk pres që formimi i kësaj Gjykate të arrihet shumë shpejt", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat