Shpend Ahmeti, Marrëveshja me PDK, do ti hakmerret LDK-së

Kosova

Shpend Ahmeti, Marrëveshja me PDK, do ti hakmerret LDK-së

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 17:30

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha marrëveshja e LDK-së me PDK-në do ti hakmerret LDK-së nga ana e votuesve të saj në zgjedhjet e radhës. Ai tha se vetëvendosje asnjëherë nuk i ka besuar PDK-së sepse është një e keqe e madhe dhe për këtë arsye kanë bërë marrëveshje të parimeve me partnerët e Bllokut, por kjo sipas tij nuk do të thotë se ata i kan i kanë besuar edhe Bllokut.

“Unë e thash kjo po i bie që nuk u dashtë t’i besojmë por kam shpresu që jam gabim, edhe atë ditë kur e thash, s’po them që e kam ditë por kam shpresu që jam gabim. Kjo që është bërë, mënyra si është bërë dhe e shpejta që është bërë besoj që anëtarët, votuesit e LDK-së do ta tregojnë më së miri në zgjedhje”, tha Ahmeti

Këto deklarata Shpend Ahmeti i bërë pas ceremonisë së vënies së gurthemelit të fabrikës së ujit në Shkabaj./V.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat