Ambasadorja Jacobson demanton LDK’në: Nuk jam garantuese e marrëveshjes Thaçi-Mustafa

Kosova

Ambasadorja Jacobson demanton LDK’në: Nuk jam garantuese e marrëveshjes Thaçi-Mustafa

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 13:04

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson i ka demantuar deklarimet e zyrtarëve të LDK’së se diplomatja e SHBA’së është garantuese e marrëveshjes me PDK’në.
Në një përgjigje në Twitter, Ambasadorja Jacobson ka thënë se nuk është në pozicion për të qenë garantuese e politikave të brendshme të partive politike.

”z. Gecaj e di se unë nuk jam në pozicion për të bërë ndonjë garanci në politikën e brendshme të Kosovës”, ka shkruar Jacobson.

Ndërkohë, zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thënë se Ambasadorja dhe Presidentja janë garantuese e marrëveshjes me PDK’në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat