PDK do të shkojë detyrimisht në opozitë

Kosova

PDK do të shkojë detyrimisht në opozitë

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:07

Pas një shkrimi të publikuar nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës se duhet të ketë reflektim për zhbllokimin e situatës aktuale politike në Kosovë, ka pasur reagime të ndryshme. Disa prej reagimeve kanë qenë se Isa Mustafa po heq dorë nga pretendimet e koalicionit për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, e që sipas koalicionit nuk ka ndryshime në qëndrimet e tyre të deritashme. Ndërsa, analistët vlerësojnë se nuk do të heq dorë Isa Mustafa nga posti i kryeparlamentarit, post ky i cili i takon në bazë të marrëveshjes që kanë arritur partitë politikë paszgjedhore, LDK-AAK-Nisma dhe më pas edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ish deputetit i Parlamentit të Kosovës, Driton Tali, nuk besoj që z. Mustafa heq dorë nga marrëveshja që ka me partnerët tjerë të bllokut. “Unë mendojë se z Mustafa tenton që të gjejë një zgjidhje pragmatikë për situatën e krijuar prandaj edhe kërkon mendimin dhe miratimin e strukturave të tij partiake. Sepse janë disa zëra që vijnë nga PDK e të cilat herë pas herë kërkojnë ndryshime të marrëveshjes. Kjo është mbase edhe një veprim i natyrshëm i z. Mustafa duke pasur gjithmonë parasysh natyrën organizative të LDK-së”, thotë Tali, për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunen dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat