Ramushi kategorik: Marrëveshja e koalicionit nuk ndryshohet!

Kosova

Ramushi kategorik: Marrëveshja e koalicionit nuk ndryshohet!

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:25

Haradinaj theksoi se nuk e kanë diskutuar mundësinë për ridizajnim të marrëveshjes dhe se marrëveshja tashmë e arritur e bllokut, është zgjidhja.

Derisa blloku LDK-AAK-Nisma për Kosovën nuk po e shohin të panevojshëm ridizajnimin e marrëveshjes duke qëndruar të palëkundur në pozicionin e tyre, kjo ide nga analistët po shihet si një opsion i mirë po daljen e vendit nga kriza.

Dren Doli nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, në një prononcim për “Bota sot”, thekson se blloku do të duhej të lëshonte pe në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke ja lënë fillimisht PDK-së derisa pas formimit të qeverisë të shikoheshin mënyra për ta shkarkuar atë.

Por, pavarësisht këtyre propozimeve, përfaqësuesit e bllokut LAN, nuk po duan të lëvizin nga qëndrimet e tyre të mëparshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat