Rexhepi: Pushteti merret me votë e jo me protesta

Kosova

Rexhepi: Pushteti merret me votë e jo me protesta

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 13:45

Bajram Rexhepi nënkryetar i PDK-së, e ka quajtur papjekuri thirrjen e Vetëvendosje për protesta që të largohet Thaçi nga pushteti.

Ai ka thënë se pushteti merret me votë e jo me protesta.

Nënkryetari i PDK-së dhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nuk është i befasuar me deklarimet e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë kërkuar që përmes protestave ta largojnë nga pushteti Kryeministrin Hashim Thaçi.

Deklarata e ministrit Rexhepi, vije një dit pasi që sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, kishte deklaruar për media, kishte thënë se rruga e vetme për të larguar nga pushteti qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, janë protestat qytetare.

Ndërsa, Rexhepi i është përgjigjur deklaratës së këtij zyrtari të VV-së, duke thënë se pushteti merret me votë dhe jo me protesta. Idenë për të dalë në protesta, Rexhepi e quan si të papjekur, dhe se nuk beson që kjo do të përkrahet edhe nga partitë LDK-AAK dhe Nisma.

“Së pari pushteti merret vetëm me votën e qytetarëve, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe unë jam shumë i bindur që partitë tjera nuk do të bien pre e këtyre ideve që absolutisht janë të papjekura dhe do të ketë një pjekuri nga partitë tjera”, ka thënë Rexhepi për Politiko.net.

“Kështu që protesta janë ato që më së paku i nevojiten Kosovës në këto momente”.

“Ata kanë pasur ambicie tjera për të ardhur në pushtet, por e shohin se nuk po mund të vijnë me metoda demokratike dhe tash po i kthehen formës së mëhershme. T’i kthehen ose po pretendojnë t’i kthehen formës së mëhershme”, ka thënë Bajram Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat