Haradinaj: Presidentja përkrah PDK-së dhe kushtetueses, po bllokon ndërtimin e institucioneve

Kosova

Haradinaj: Presidentja përkrah PDK-së dhe kushtetueses, po bllokon ndërtimin e institucioneve

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 17:50

Megjithëse koalicioni LANV po shihet me sy kritikë edhe nga presidentja, se duhet të respektojnë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituivin e Kuvendit të Republikës, është një ‘defekt’, të cilit po i bien rrotull të gjithë, por, të cilit koalicioni i është rikthyer sërish.

Shkelja më e madhe aktive nga kryesuesja Flora Brovina, dhe në mënyrë pasive nga ata që po e përkrahin, mos thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Të hënën Koalicioni LANV, i mbiquajtur blloku, ndonëse kishin paralajmëruar se do të hyjnë në një fazë vepruese sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik, nuk e konkretizuan me asgjë takimin, por iu rikthyen kërkesës dhe detyrimit fundamental, të kryesueses Flora Brovina për ta thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në takimin e së hënës në zyrën e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, morën pjesë të gjithë liderët e bllokut me përjashtim të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili gjendet jashtë vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat