Mustafa: Kartat iu kanë djegur atyre që nuk kanë vota

Kosova

Mustafa: Kartat iu kanë djegur atyre që nuk kanë vota

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kartat të cilat i posedojnë VLAN është vota, kurse kartat iu kanë djegur atyre që nuk kanë vota

“Karta e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit është vota, me të cilën disponojnë. Kartat iu kanë djegur atyre që nuk kanë vota dhe atyre që nuk tregojnë vullnet ta sqarojnë mundësinë që deputetët me e gjete mënyrën për të konstituar Kuvendin e Kosovës dhe të cilët Vendimit të Gjykatës Kushtetuese i japin karakter të një letre për marrëveshje politike ndërmjet liderëve, duke pretenduar të ruajnë interesat e partisë në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat