Shqiptari, nga ekipi hebre në xhihad

Kosova

Shqiptari, nga ekipi hebre në xhihad

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:34

Berisha ka mundësi të dënohet nga tre deri në katër vjet e gjysëm në bazë të dyshimit se ka qenë pjesëtar i një organizate terroriste të huaj.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN ka përgatitur një material të gjatë rreth nënshtetasit gjerman, Kreshnik Berisha me prindër nga Kosova i cili ka shokuar dikur miqtë e tij hebre me të cilët luante futboll kur u arrestua për shkak se ka luftuar krahas Shetit Islamik në Siri.

“Kur Kreshnik berisha, i dyshuari i parë si pjesëtar i Shtetit Islamik që ka dal para gjykatës në Gjermani, është arrestuar kur u kthye në Frankfurt në dhjetor, pas qëndrimit për gjashtë muaj në Siri, trajneri i ekipit të tij të futbollit, Meyer është shokuar”, shkruan CNN.

“Trajneri mendoi për pak kohë dhe më pas fillloi ta kuptoi, ky është i njejti djal që dikur qëndronte pranë tij dhe ka luajtur në fushë me fanelën e ekipit Makkabi Frankfurt, ekipi më i madh sportiv hebre në Gjermani”, vazhdon më tej rrëfimin, CNN, transmeton Indeksonline.

“Ky është një djal që dikur luante me lojtarë hebre çdo javë, ai ndjehej mirë aty dhe dukej i lumtur”, thotë trajneri Meyer dhe vazhdon më tej duke thënë “ai ishte lojtar normal, asnjëherë nuk bërtiste shumë dhe luftonte përkrah miqëve të tij”.

Meyer vazhdon më tej duke thënë: “Ne jemi ekip hebre dhe zemër hebre, dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë me ne e kanë ditur këtë. Tani brenda tri vitesh, ai kthehet në Gjermani duke u përballë me burgun, pasi na la neve dhe u radikalizua”.

Trajneri thotë se kur gazetarët filluan ta thërrasin për ta pyetur për Kreshnikun ai nuk mund të besonte se fjala ishte për djalin dikur e njihte mirë.

Berisha ka mundësi të dënohet nga tre deri në katër vjet e gjysëm në bazë të dyshimit se ka qenë pjesëtar i një organizate terroriste të huaj.

Vendimi pritet të shpallet brenda pak javësh, raporton CNN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat