Mesazhi qiellor – ideal i zemrave tona

Kosova

Mesazhi qiellor – ideal i zemrave tona

Nga: Shkruan: Jahja Kokaj Më: 17 tetor 2014 Në ora: 17:45

Mesazhi qiellor është i pavdekësohem, thotë Carl Sagan, kurse ideali flamurtar i zemrës, do të ngrihet në qiell thotë Lasgush Poradeci, poeti ynë i madh. Mesazhi Pellazgo-Shqiptar i qenies tonë të pacoptueshme shpërtheu nga zemrat dhe gjenet shekullore dhe u ngritë në qiell. Ishte simbolike lufta deri në vdekje e tandemit Xhaka-Cana dhe gladiatorëve të tjerë shqiptarë që në arenën kundër 35 000 çetnikëve që kërkonin vdekjen dhe djegien e tyre, triumfuan. Ruajtën flamurin qiellore të bashkimit të vërtetë kombëtar, i cili gjithsesi është në proces të realizimit. Këtë e panë të gjithë njerëzit, që nuk ka verbëri, në tërë Botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat