Maloku: Instituti për Krime të Luftës në Kosovë jo serioz

Kosova

Maloku: Instituti për Krime të Luftës në Kosovë jo serioz

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:00

Të zhdukurit dhe varrezat masive janë ende brengë e madhe e Kosovës. Pas hapjes së një varreze masive në Rashkë të Serbisë, është folur edhe për varreza tjera në Serbi.

Politikologu, Albinot Maloku thotë për gazetën “Bota Sot” se, Beogradit zyrtar nuk i është bërë presion sa është dashur në lidhje me varrezat masive dhe të zhdukurit.

“Presioni ndaj Beogradit zyrtar nuk ka qenë në nivelin e duhur në lidhje me të zhdukurit dhe varrezat masive të cilat ndodhen në Serbi. Varreza masive e hapur në Rashkë dhe gjetjet e bëra në atë hapësirë nuk kanë qenë në nivelin e duhur të mbulimit medial dhe vëmendjes nga opinioni publik”, thotë Maloku.

Maloku potencon se, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i cili e ka për obligim të hulumtojë dhe publikojë të dhëna për krimet serbe në Kosovë, nuk është duke ju qasur me seriozitet asgjëje në lidhje me këtë.

“Duke parë punën që ka bërë Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, nga 2011 deri më tani, e që si obligim ka dokumentimin dhe publikimin e të dhënave për krimet e luftës në Kosovë, mund të them se qasja e tyre ndaj kësaj çështje është jo serioze dhe shumë e dobët. Dokumentimi dhe publikimi i të bëmave të regjimit serb në Kosovë më shumë është bërë nga individë e OJQ periferike se sa nga Instituti”, potencon politikologu Albinot Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat